Një 23-vjeçar nga Saranda është arrestuar pasi i janë gjetur disa gram kanabis dhe një shumë parash.
Njoftimi i policisë:
Në datë 11.10.2022, ora 21:00, nga shërbimet e Hetimit të Krimeve, në rrugën “Jonianet”, lagjia nr.1, Sarandë, u kap në flagrancë duke shitur bimë narkotike të llojit Canabis Sattiva, shtetasi:
– Enkel Leonard Dano, i ditëlindjes 21.19.1998, lindur në Delvinë dhe banues në Sarandë, lagjia nr.2.
Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi ju gjet dhe sekuestrua në cilësine e provës materiale një sasi tjetër Canabis Sattiva, me peshë 824 gram.
Materialet e arrestimit në flagrancë të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 i K.Penal.