Aktualitet

Mashtronin europianët për të investuar në bursa fiktive, arrestohen 5 punonjës të një Call Center-i

Shkruar nga Liberale
Mashtronin europianët për të investuar në bursa fiktive,

Pesë persona janë arrestuar, mes tyre edhe një 70 vjeçar, pasi mashtronin shtetas të huaj përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive.

Po ashtu mësohet se, janë shpallur në kërkim 5 shtetas të tjerë, pronarë dhe operatorë të subjektit call center në të cilin kryhej kjo veprimtari kriminale.

"Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

G. Q., 50 vjeç, B. H., 28 vjeç, A. M., 36 vjeç, S. L., 70 vjeç dhe F. C., 44 vjeç, të pestë banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit e huaj: R. F., D. F., U. F., C. N. dhe F. S. (pronarë dhe operatorë të subjektit call center)", thuhet në njoftim.

Njoftimi: 

Mashtronin shtetas të huaj, përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive, arrestohen 5 persona, mes tyre dhe një 70-vjeçar.

Shpallen në kërkim 5 shtetas të tjerë, pronarë dhe operatorë të subjektit call center në të cilin kryhej kjo veprimtari kriminale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Devices”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

G. Q., 50 vjeç, B. H., 28 vjeç, A. M., 36 vjeç, S. L., 70 vjeç dhe F. C., 44 vjeç, të pestë banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit e huaj: R. F., D. F., U. F., C. N. dhe F. S. (pronarë dhe operatorë të subjektit call center).

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e arrestuar ishin të punësuar në një subjekt call center dhe në bashkëpunim me shtetasit e shpallur në kërkim, telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH