
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në aksin Lushnjë- Fier, në kryeqëzimin e Savres.
Në aksident janë përfshirë dy makina, njëra prej të cilave është kthyer përmbys.
Mësohet se janë lënduar katër persona, të cilët aktualisht ndodhen në spital duke marrë ndihmë mjekësore dhe jnë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.