Sport

Ter Stegen në Arabi? Barcelona duket se e paska gjetur zëvëndësuesin e tij

Shkruar nga Liberale

Ter Stegen në Arabi? Barcelona duket se e paska gjetur

Marc-Andre ter Stegen ka filluar të mos e ketë më të garantuar vazhdimësinë e tij te Barcelona përtej këtij sezoni, me klubin që po mendon ta pranojë një ofertë nga Arabia Saudite.

Menaxhmentin sportiv i skuadrës katalunase ka filluar një kërkim për të gjetur një portier të dëshmuar, duke menduar për këtë është portugezi i Lazios, Luis Maximiano.

Portieri portugez, i huazuar këtë sezon te Granada, ka dhënë paraqitje të shkëlqyera individuale, të cilat janë ndjekur nga afër nga skautët e Barcelonës.

Barcelona do të përpiqet të bëjë një ofertë verën e ardhshme për të marrë shërbimet e portierit 25-vjeçar, duke përfituar nga shitja e shumëpërfolur e Ter Stegenit.

Bluagranasit kanë marrë vendimin për të bërë ofertë për Maximianon, por gjithçka do të varet kryesisht nga largimi i Marc Andre ter Stegen i cili ka kontratë me Barcelonën deri më 30 qershor 2028.

Kjo është një pengesë që mund ta zgjidhin paratë nga Arabia Saudite në mënyrë që skuadra katalunase mund të bëjë një nga transferime befasuese të verës së ardhshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH