Sport

Shqipëri – Itali/ Formacionet e mundshme: Sylvinho dhe Spalletti nuk befasojnë

Shkruar nga Liberale

Shqipëri – Itali/ Formacionet e mundshme: Sylvinho dhe Spalletti nuk

Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Italisë do të luajnë sot (e shtunë) ndeshjen e parë për Euro 2024 dhe tashmë dy ekipet janë gati dhe kanë idetë e qarta për këtë përballje.

Kuqezinjtë janë gati për të ndeshjen e parë të Grupit B ndaj Italisë, ndeshja e cila zhvillohet në “Signal Iduna Park” të Dortmundit, me fillim nga ora 21:00.

Trajneri i kombëtares tonë, Sylvinho ka tashmë të qartë idetë dhe formacionin për ndeshjen e sotme.

I vetmi balotazh është në qendër të mbrojtjes, ku Arlind Ajeti shihet paksa i favorizuar ndaj Ardian Ismajlit, pasi ky i fundit është kthyer vonë nga lëndimi dhe nuk ka arritur formën maksimale.

Në pozitat tjera të mbrojtjes pritet të luajnë Elseid Hysaj dhe Mario Mitaj nga krahët, Berat Gjimshiti në qendër dhe Etrit Berisha në portë.

Mesfusha do t’i besohet dyshes Ylber Ramadani dhe Kristjan Asllani, ndërsa para tyre është Nedim Bajrami në rolin e 10-shit, me Jasir Asanin dhe Taulant Seferin nga kahët e sulmit.

Në qendër të sulmit pa shumë dyshime pritet të fillojë Armando Broja.

Te Italia, Luciano Spalletti pritet të luajë në portë me Gianluigi Donnarumman, Giovanni Di Lorenzo dhe Federico Dimarco nga krahët, ndërsa Riccardo Calafiori dhe Alessandro Bastoni në qendër.

Qendra e mesfushës do t’i besohet dyshes Jorginho dhe Nicolo Barella, teksa para tyre do të luajnë Federico Chiesa, Davide Frattesi dhe Pellegrini, me Gianluca Scammacan e vetëm në qendër të sulmit.

 

Shqipëria (4-2-1-3): Berisha; Hysaj, Ajeti, Gjimshit, Mitaj; Ramadani, Asllani; Asani, Bajrami, Seferi; Broja;

Italia (4-2-3-1): Donnarumma; Di Lorenzo, Calafiori, Bastoni, Dimarco; Jorginho, Barella; Chiesa, Frattesi, Pellegrini; Scamacca;

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH