Sport

SHORTI I CHAMPIONS LEAGUE/ Mançester Siti-Real Madrid, zbuloni supersfidat e tjera të "play-off"

Shkruar nga Liberale

SHORTI I CHAMPIONS LEAGUE/ Mançester Siti-Real Madrid, zbuloni

Në Nion të Zvicrës u mbajt shorti i “play-off” në Ligën e Kampioneve. Supersfida që sollën goglat ishte mes Mançester Sitit dhe Real Madrid. 

U shmang përballja mes Juventusit dhe Milanit, teksa të dy skuadra do të kenë përballë ekipe nga Holanda. Juve sfidon PSV-në, ndër Milani do të ndeshet me Fejnordin.

Bajern Mynih pati short bujar, pasi fati e vendosi përballë Sëlltikut. Një tjetër skuadër gjermane, Dortmundi, sfidon portugezët e Sportingut të Lisbonës.

Atalanta e Gjimshitit sfidon Klub Bruzhin. Në anën tjetër PSG përballet me Brest duke qenë përballja e vetme mes dy skuadrave të një shteti. Sfida mes Monakos dhe Benfikës është e fundit e mbetur.

Sfidat e para do të luhen më 11 dhe 12 shkurt, ndërsa ato të kthimit më 18 dhe 19 shkurt.

SHORTI PËRFUNDIMTAR:

Klub Bryzh – Atalanta

Mançester Siti – Real Madrid

Juventus – PSV

Brest – PSG

Sporting i Lisbonës – Dortmund

Sëlltik – Bajern Mynih

Fejnord – Milan

Monako – Benfika

(Sfidat e para luhen në shtëpinë e Klub Bryzh, Mançester Siti, Juventus, Brest, Sporting Lisbonë, Sëlltik, Fejnord dhe Monako.

SHORTI I CHAMPIONS LEAGUE/ Mançester Siti-Real Madrid, zbuloni

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH