Kimish do të vazhdojë te Bajerni për të paktën edhe 4 vite të tjera. Kjo është çfarë raporton “Bild”, që zbulon vendimin e 30-vjeçarit për të ardhmen.
Mesfushori u përfol për një largim në fund të sezonit. Kontrata e tij përfundonte dhe pas 10 vitesh ekzistonte mundësia e largimit.
Ofertat nuk mungonin, por Kimish ka thënë fjalën e fundit dhe tashmë mungon vetëm zyrtarizimi.