Sport

Neymar me dëshirën per tu kthyer te Barcelona, Laporta nuk e përjashton mundësinë

Shkruar nga Liberale

Neymar me dëshirën per tu kthyer te Barcelona, Laporta nuk e

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, gjithmonë ka tentuar të bëjë blerje të mëdha dhe duket se përsëri do të synojë ta bëjë këtë gjë pasi po raportohet se është duke punuar në rikthimin e Neymar Junior në klub.

Braziliani në anën tjetër thuhet se është i etur që kjo lëvizje të bëhet realitet, dhe këtë ia ka shprehur Laportës.

Siç u zbulua nga Bar Canaletes, Neymar dhe Laporta bisedojnë rregullisht, dhe ka një dëshirë nga sulmuesi brazilian që të rikthehet tek Barcelona, pas përfundimit të aventurës në Arabinë Saudite.

32-vjeçari i cili është duke u rikuperuar nga një lëndim i rëndë që ka pësuar në gju gjatë muajit shtator, do t’i skadojë kontrata në verën e vitit 2025.

Kjo do të thotë se Barcelonës do i krijohej mundësia që të nënshkruante me të falas, ide kjo e cila po i konvenon drejtuesve të klubit për shkak të situatës financiare.

Gazetari Joan Fontes nënvizon se djali i Neymarit, Davi Lucca, ende jeton në Barcelonë së bashku me nënë e tij, dhe me kontratën ‘astronomike’ që ka në Arabi, paratë nuk do të ishin problem për Neymar.

Vera e vitit 2025 gjithashtu vjen një vit para Kupës së Botës që do të zhvillohet në tri shtete të ndryshme (Meksikë, Kanadë, SHBA), dhe Neymar dëshiron që të jetë në formë optimale në atë që mund të jetë gara e fundit për të me fanellën e Brazilit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH