Sport

Lajm i keq për Sylvinhon, klubi arab njofton dëmtimin e Mitajt!

Shkruar nga Liberale

Lajm i keq për Sylvinhon, klubi arab njofton dëmtimin e Mitajt!

Afrimi i muajit mars dhe ndeshjeve të para të kualifikuese të Kupës së Botës, duket se po shton edhe problemet e vazhdueshme fizike të lojtarëve të Kombëtares shqiptare.

I fundit në listën e të dëmtuarve është një element thuajse i pazëvendësueshëm në rreshtimin kuqezi, Mario Mitaj.

Klubi i Al Itihad ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, se mbrojtësi i majtë kuqezi, të cilin e bleu përfundimisht gjatë merkatos së janarit nga Lokomotiv Moska, ka pësuar një dëmtim në muskujt e poshtëm abdominal dhe aktualisht po i nënshtrohej terapive përkatëse.

“Kthimi i plotë në stërvitje do të jetë në varësi të progresit të riaftësimit”, shkruhet në postimin klubit saudit rreth situatës së mbrojtësit. Një dëmtim i tillë nuk pritet ta lërë për një kohë të gjatë jashtë fushave të lojës, por është shqetësues nëse bëhet përsëritës, siç ndodh shpesh për situata të këtij lloji”.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH