Jakov Jelkić, futbollisti bosnhak me origjinë kroate i cili u zhduk natën e 31 janarit deri më 1 shkurt gjatë një nate në Alicante të Spanjës, është gjetur i vdekur.
Mediat spanjolle raportojnë se trupi i tij u gjet në portin e Alicante.
Trupi i pajetë u nxor nga uji pak pas orës 18:00 të së hënës. Aktualisht policia beson se nuk ka qenë vdekje e dhunshme, por aksident.
Më shumë detaje do të dihen pas autopsisë që do të kryhet nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Alicante.
Jakov ishte në Spanjë për një turne futbolli me klubin e tij nga Zvicra, ku luan për ekipin vendas në qytetin e Zermatt. Ai për herë të fundit është parë të premten mbrëma në klubin e natës Upikum në Alicante, rreth orës 02:50, pas së cilës është zhdukur pa lënë gjurmë. /Liberale.al/