Egnatia mbetet edhe një ndeshje larg mbrojtjes së titullit kampion.
Egnatia-Vllaznia do të jetë finalja e madhe për titullin kampion në Kategorinë Superiore.
Gjysmëfinalja e dytë Egnatia-Partizani u mbyll 0-0, por kalon më tej Egnatia për faktin se gjatë 36 javëve u rendit më mirë në klasifikim.
Vllaznia ishte skuadra e parë që siguroi finalen e madhe për titullin kampion në Superligën shqiptare.
Kuqeblutë triumfuan me rezultatin 2-1 ndaj Dinamo City-t në gjysmëfinalen e parë të “Final 4”, të zhvilluar në “Arenën Kombëtare”.