I njohuri trajner italian, Fabio Capello, ka komentuar zyrtarizimin e Igli Tares si drejtor sportiv i Milanit dhe rikthimin e Massimiliano Allegrit në stolin kuqezi.
“Tare është një drejtor i vërtetë. Është një njeri që e njeh futbollin në detaje,” u shpreh Capello për mediat italiane.
Sipas tij, prania e Tares në drejtimin sportiv të Milanit ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe në vendimin e Allegrit për të rikthyer bashkëpunimin me kuqezinjtë:
“Jam i bindur se ka qenë një faktor me shumë peshë në vendimin që mori Allegri për t’u rikthyer,” shtoi Capello.