Sport

FOTO E DITËS: Shqipëri-Serbi “zhduk” bizneset pranë stadiumit

Shkruar nga Liberale

FOTO E DITËS: Shqipëri-Serbi “zhduk” bizneset pranë

Të shtunën e 7 qershorit do të luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Policia ka nisur marrjen e masave, për të garantuar sigurinë në përballjen delikate me Serbinë.

Bizneset në perimetrin e stadiumit “Arena Kombëtare”, ku të shtunën do të zbresë Kombëtarja shqiptare përballë Serbisë, kanë nisur të heqin tendat, por edhe pajisjet e tjera të bar-kafeve.

Nga e premtja pranë stadiumit do të jetë një perimetër i boshatisur, për shkak të masave të policisë. Për këtë ndeshje, do të jenë 1500 forca policie.

Nga sot ka nisur boshatisja e hapësirave, që do të jenë në izolim total nga pasditja e së premtes, deri në përfundim të ndeshjes së vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2026.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH