Sport

Donte vetëm një selfie me Xhakën/ Tifozi i vogël KOSOVAR e pagoi shtrenjt hyrjen në fushë. Babai i tij reagon: Nuk përbën rrezik...

Shkruar nga Liberale

Donte vetëm një selfie me Xhakën/ Tifozi i vogël KOSOVAR e

Ishte data 18 nëntor e vitit 2023 dhe në Basel kishte festë, pasi Përfaqësuesja e Zvicrës dhe e Kosovës po zbrisnin në fushë ku stadiumi St Jacob Park ishte i stërmbushur me tifozë, kryesisht shqiptarë.

Përkundër shumë rasteve të Zvicrës, në fund ndeshja përfundoi baras 1-1, me Muhamet Hysenin që realizoi për t’i dhënë një pikë Dardanëve.

Donte vetëm një selfie me Xhakën/ Tifozi i vogël KOSOVAR e

Si shumë shqiptarë që kishin marrë rrugën për në Basel, njësoj kishte vepruar edhe Driton Sedaj një 40-vjeçar që jeton në qytetin Biel së bashku me djemtë e tij Luanin 13 vjeç dhe Florianin 10 sosh.

Megjithatë 10-vjeçari Floriani një fans i madh i Granit Xhakës arriti ta bëj ëndrrën e tij realitet, që të ketë një foto me mesfushorin kosovar të Përfaqësueses së Zvcirës.

Floriani kaloi rojet e sigurisë dhe vrapoi në fushë pas përfundimit të ndeshjes duke bërë një foto me Xhakën, edhe pse qëllimi ishte ta kishte fanellën e mesfushorit.

Donte vetëm një selfie me Xhakën/ Tifozi i vogël KOSOVAR e

Sigurimi i stadiumit e njoftoi Driton Sedajn se duhet t’i japë të dhënat personale, pasi djali i tij do të marrë një paralajmërim dhe ndoshta një dënim, por 40-vjeçari nuk mendoi se do të ishte diçka e madhe. Megjithatë të premtën e javës së kaluar, në adresën e familjes Sedaj ka shkuar një letër nga Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) ku Floriani i vogël është dënuar me 2597,15 franga.

Donte vetëm një selfie me Xhakën/ Tifozi i vogël KOSOVAR e

“Unë u trondita. Nuk ka pasur asnjë kërcënim, askush nuk është shqetësuar me hyrjen e tij. Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd”, tha Driton Sedaj për Blick.

Sedaj ka thënë se kurrë nuk e kishte paramenduar se dënimi do të ishte kaq i lartë.

“Federata Zvicerane e Futbollit ka para të mjaftueshme. Nuk mendoj se 2500 franga është e drejtë apo sportive. Sidomos pasi kishim paguar tashmë 60 franga për pranim. Po, Floriani është i shpejtë, por definitivisht jo më i shpejtë se stjuardët. Duhet të ishe më i kujdesshëm”, tha Driton Sedaj për Blick.

Donte vetëm një selfie me Xhakën/ Tifozi i vogël KOSOVAR e

“2500 franga për një slefie me Xhakën është padyshim shumë e shtrenjtë për mua. Pavarësisht nëse është Xhaka apo Ronaldo, asnjë fëmijë nuk i meriton këto gjoba. Unë i bëj apel të gjithë prindërve të kenë kujdes fëmijët në stadiume. Mendoj se 200 franga do të ishte një shumë e përshtatshme, ky do të ishte një kompromis i mirë”, tha Sedaj për Blick.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH