Cristiano Ronaldo feston sot ditëlindjen e tij, ndërsa mendon se edhe në të ardhmen do të fryjë qirijtë si futbollist.
Ylli i futbollit mbush plot 40 vite.
“Jam shënuesi më i mirë, më i kompletuari. Nëse jam më I miri në histori? Mendoj që po. Nuk kam parë dikë tjetër më të zotin se unë. Zgjohem akoma me dëshirën për t’u stërvitur dhe luajtur. Ndoshta më pak se më parë, por është pasioni im dhe më pëlqen ajo që bëj. Mund ta braktis tani futbollin dhe nuk do të kisha asnjë peng. Por, mund të vazhdoj të bëj diferencën”.