Letërsi

LIBRI I DITËS: "Shërbëtorja", një histori me kthesa të pabesueshme nga Frieda MCFadden

Shkruar nga Liberale

LIBRI I DITËS: "Shërbëtorja", një histori me

RUBRIKA DITORE E LIBRIT E PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Titulli: Shërbëtorja

Autor: Frieda MCFadden

Viti i botimit: 2023

Kategoria: roman/ triller

Faqe:340

Shtëpia botuese: Bota shqiptare

Përktheu: Nikolla Langore

Çmimi:1200 Lekë  

 

Mbi librin: 

Personazhet kryesorë janë Mili dhe bashkëshortët Nina dhe Endri Uinçester.
Mili është një vajzë gati në të tridhjetat, e dalë nga burgu. Ajo nuk flet me prindërit e vet dhe së fundmi ka humbur edhe punën në një restoran duke mbetur të jetojë në veturën e saj Nisan.

Mundësia për të punuar si shërbëtore në familjen Uinçester është një shans i madh për të. Shkon në intervistë dhe takohen me zonjën Nina. Shihet se janë të pasur dhe gjithçka në atë shtëpi është e shtrenjtë. Mbaron intervistën me shumë pak shpresë për t’u punësuar atje. Por kur bie zilja e telefonit dhe njoftohet nga Nina se është pranuar si shërbëtore, ajo sa fluturon nga gëzimi.

Gjithçka fillon kur Mili detyrohet të flejë në dhomën në nënçati e cila sikur nuk është pjesë e asaj shtëpisë së bukur. Është shumë e vogël, me një krevat të parehatshëm dhe një dritare të vogël e cila nuk hapet. Sekretet e familjes Uinçester zbulohen hap pas hapi. Sesila, vajza e Ninës në fakt nuk është e bija e Endrit. Nina vuan nga një sëmundje psikologjike. Ajo madje është shtruar në një spital për të sëmurët mendor. Por edhe Mili nuk është se nuk ka sekrete. Madje në një rast kur Nina zbulon një sekret të saj ajo frigohet se do humbë dhe vendin e punës.

"Mirë se erdhe në familje," thotë Nina Uinçester, teksa i tok dorën elegante me thonjtë të lyer me manikyr. Unë buzëqesh me mirësjellje dhe vështroj përreth sallonit të veshur me mermer.

Puna këtu është shansi im i fundit për ta filluar jetën rishtas. Mund të shtirem sikur jam çfarëdo që të dua. Por s'do të kalojë shumë dhe do të mësoj se të fshehtat e Uinçestërve janë ku e ku më të rrezikshme se të fshehtat e mia...

Fshij e pastroj përditë fund e krye shtëpinë e bukur të Uinçestërve. Marr vajzën e tyre nga shkolla. Dhe gatuaj gjellë të shijshme për të gjithë familjen, para se të shkoj të ha vetëm në dhomën time të vockël në nënçati. Përpiqem të shpërfill faktin se Nina më ruan kur pastroj.

Se më përrallis gënjeshtra të çuditshme lidhur me të bijën. Dhe se i shoqi, Endri, duket çdo ditë e më i dërrmuar. Por kur shikoj sytë e bukur ngjyrë kafe të Endrit të mbushur me aq shumë dhembje, e kam të vështirë të mos përfytyroj si do të ishte të jetoje jetën që bën Nina. Dollap rrobash si vitrinë dyqani mode, makinë luksoze, burrë i përsosur.

Provova vetëm një herë një nga fustanet e bardha të Ninës. Vetëm për të parë si dukesha. Por ajo e kuptoi... dhe kur kuptoj se dera e dhomës sime në nënçati kyçet vetëm nga jashtë, është shumë vonë.

Gjithsesi, qetësoj veten: Uinçesterët nuk e dinë cila jam unë vërtet. Nuk e dinë çfarë jam në gjendje të..

Pak nga jeta e autores:

Frieda MCFadden është një autore amerikane dhe mjeke praktikuese e specializuar në lëndimet e trurit nga New York City, e cila ka shkruar trillera psikologjikë më të shitur dhe romane humoristike mjekësore. 

Vepra e Freida-s është përzgjedhur si një nga librat më të mirë të vitit të Amazon Editors, ajo është fituese e Çmimit Ndërkombëtar të Shkrimtarëve të Thriller-it për letrat më të mira dhe është fituese e çmimit Goodreads Choice. Romanet e saj janë përkthyer në mbi 30 gjuhë.

Ajo e botoi librin e saj të parë përmes Amazon KDP në 2013. Libri i saj i vitit 2022 The Housemaid ishte një bestseller ndërkombëtar. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH