RUBRIKA DITORE E LIBRIT E PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL
Titulli: Kufiri
Origjinali: Kufiri
Kategoria: Proza
Autori: Dëfrim Çeka
Botues: Vision Printing
Viti: 1960
Fq: 144
Mbi librin
Kufiri rrëfen rolin e gruas në shoqëritë patriarkale të kohës dhe tranzicionin e saj gjatë regjimit komunist. Ai hedh dritë mbi përcaktimin e fatit që në djep, mungesën e theksuar të lirisë, stigmatizimin e femrës shqiptare dhe etiketimin e moralit nërpërmjet virgjinitetit.
Kufiri rindërton kujtesën historike nëpërmjet letërsisë, me synimin e qartë të tejçimit të saj tek gjenerata e re. Ai reflekton mbi të shkuarën totalitare të vendit, duke paraqitur vështirësitë midis përndjekjes nga sigurimi i shtetit dhe kalimin e kufirit në kërkim të lirisë.
Kufiri rreket të gjurmojë të shkuarën për të zbuluar të ardhmen.
Pak nga jeta e autorit
Dëfrim Çeka ka lindur në qytetin e Elbasanit (2000). Ai është prozator i ri i letrave shqipe. Ka përfunduar studimet për inxhinieri telekomunikacioni (IT) në Tiranë, por nuk ka lënë pas pasionin e tij për letërsinë.
U njoh nga lexuesit shqiptarë me veprën e tij të parë “Jetë të humbura”, e cila është ribotuar disa herë për shkak të kërkesës së lartë të lexuesit brenda Shqipërisë dhe në vende të tjera shqipfolëse, si: Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi. Në stilin e tij vihet re trajtimi i temave të ndryshme antikonformiste, të cilat ngjallin shpirtin e gjykimit dhe revoltës.