Letërsi

LIBRI I DITËS: "Dhjetë gramë nder", romani mbresëlënës nga Namik Dokle, ku personazhet turren "për të blerë" imazhet 

Shkruar nga Liberale

LIBRI I DITËS: "Dhjetë gramë nder", romani

RUBRIKA DITORE E LIBRIT E PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Titulli:Dhjetë gramë nder

Kategoria: Roman

Autori: Namik Dokle

Viti i botimit: 2023

Faqe:224

Çmimi:1000 Lekë

Mbi Librin:

Po nderi, a mund të shitet dhe të blihet në kohët që jetojmë?

Paradoksalisht, në roman, të gjithë turren të “blejnë” një apo dhjetë gramë nder, (disa edhe një kilogram!) për t’u bërë kriminelë të mëshirshëm, prostituta të hirshme, juristë të drejtë, politikanë të sinqertë, biznesmenë zemërmirë, për të shpëlarë kështu “imazhin e shoqërisë, të familjes dhe të individit”. Ka, madje, edhe nga ata që blejnë jo vetëm imazhin e të tashmes, por edhe atë të së kaluarës, ndërkohë që e ardhmja nuk është ajo që ishte.

Dhe, kështu, i gjithë qyteti i romanit kthehet në një treg, ku çdo mëngjes shiten gënjeshtra dhe në darkë “të gjithë janë të ndershëm”!.

Por... duhma e kalbëzimit moral përhapet nëpër rrugët dhe rrugicat e qytetit, në shkallët e pallateve, në shitore dhe pijetore, në libraritë dhe hapësirat e administratorëve, në bordellon ilegale dhe në galerinë e vetme të arteve figurative.

"Jetova për pak ditë me “poemën e degradimit” moral të një shoqërie në udhëkryqin më të mjegullt e më absurd të saj. Ku të gjithë lyhen me kremin e nderit, veç rrudhat e shëmtisë vështirë se mund të zhduken ndonjëherë. Një roman i pasur me jetë, me detaje, me imazhe dhe personazhe që mbartin bekimin dhe mallkimin e tyre, krijesa kohe e rrethanash të caktuara, për pasojë dhe krejt të dallueshëm nga njeri-tjetri. Rrëfim si përrua që lë pas kutërbimin e keq. Atë duhmë që, nëse nuk zhduket, rrezikon të asfiksojë të ardhmen e një kombi. Kështu e lexova mesazhin e këtij romani, sa tërheqës, aq edhe tronditës e mbresëlënës…”, shkruan Thanas Medi.

Pak nga autori: 

Namik Dokle lindi më 11 mars të vitit 1946 në Durrës, është gazetar dhe politikan i njohur shqiptar.

Ai u diplomua në Universitetin Bujqësor, Dega Ekonomi Agrare - 1965-1970 si dhe në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gazetarisë – 1968-1970.

Profesionin si gazetar e zhvilloi gjate viteve:

1970-1983: gazetar në redaksinë e Gazetës “Puna”
1983-1989: Kryeredaktor i Gazetës “Puna”
1989-1990: Sekretar i Bashkimeve Profesionale
1991: Kryeredaktor i Gazetës “Zëri i Popullit”.

Krijimtaria në publicistike:

Mbi 700 artikuj, ese, intervista në shtypin shqiptar dhe intervista në shtypin italian, francez, amerikan, grek dhe spanjoll.

Piedestale pa statuja, 2001.

Letërsi Artistike

Libra me tregime

“Kur erdhi pranvera, 1971
Shokët e babait tim, 1973
Kripë mbi dëborë, 1976.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH