Letërsi

IN MEMORIAM/ Sot në përvjetorin e vdekjes së poetit të mirënjohur Dritëro Agolli

Shkruar nga Liberale

IN MEMORIAM/ Sot në përvjetorin e vdekjes së poetit të

Sot. më 3 shkurt shënohet 8-vjetori i ndarjes nga jeta të shkrimtarit të mirënjohur shqiptar, Dritëro Agolli.

Ikona e letërsisë shqiptare mbylli sytë në moshën 85-vjeçare, ndërsa si trashëgimi la një krijimtari të pasur me poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash, etj.

Shkrimtari Dritëro Agolli lindi më 13 tetor 1931, në Menkulas të Devollit.

Ai vazhdoi studimet në Fakultetin e Arteve në Shën Petersburg. Ka punuar shumë kohë si gazetar në gazetën e përditshme “Zëri i popullit” dhe për shumë vjet ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Për 30 vite me radhë Agolli u zgjodh deputet.

Vepra e tij poetike më e shquar është “Nënë Shqipëri” (1975). Në një sërë vjershash dhe poemash, Dritëro Agolli pasqyron frymën e Luftës Nacionalçlirimtare. Në prozë, bëri emër sidomos me romanin “Komisari Memo”, si dhe “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”.

Vepra e fundit e Dritëro Agollit është libri me poezi “Prit edhe pak”, kushtuar bashkëshortes Sadije.

Dritëro Agolli cilësohet si një nga shkrimtarët më të mirë të të gjitha kohërave në letërsinë shqipe. Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, veç çmimeve të tjera, është vlerësuar edhe me titullin e lartë “Nderi i Kombit”. Është shpallur “Qytetar Nderi” i Tiranës në vitin 2003. Dritëro Agolli është fitues i katër çmimeve të Republikës dhe i disa çmimeve vjetore në letërsi. U pranua anëtar i Akademisë së Firences “Muzat” (Itali). Përveç qytetit të Tiranës, ai është “Qytetar Nderi” edhe i qyteteve të Korçës e Gjirokastrës.

Në vitin 2011 Dritëro Agolli, është nderuar me titullin doktor Honoris Causa nga Universiteti Europian i Tiranës.

Disa nga veprat e Dritëro Agollit:


Hapat e mia në asfalt, 1961


Zhurma e erërave të dikurshme, 1964


Shtigje malesh dhe trotuare, 1965


Mesditë, 1968


Komisari Memo, roman, 1969


Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, roman 1973


Nënë Shqipëri, 1974


Njeriu me top, 1975


Fjala gdhend gurin, 1977


Trëndafili në gotë, roman, 1980


Fytyra e dytë, dramë


Mosha e bardhë, dramë


Udhëtoj i menduar, 1985


Njeriu i mirë, tregime


Kalorësi lakuriq, roman – (1996)


Arka e djallit, roman – (1997)


I përndjekuri i dashurisë, poezi – (2013)


Prit edhe pak, poezi – (2016)


Kalorësi lakuriq (2016)


E bukura, lozonjarja, tokësorja, gruaja (2017) postum


Aforizma (2017) postum

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH