Letërsi

Botimi i UET PREESS/ “Testamenti” i Leka Bungos, Zhusti: Rrëzohen mite, personazhi jeton në bunker…

Shkruar nga Liberale

Botimi i UET PREESS/ “Testamenti” i Leka Bungos, Zhusti:

"Testamenti", një komedi e zezë me autor dhe regjisor Leka Bungon dhe protagonist Viktor Zhustin, shfaqet si premiera e parë e këtij viti në Teatrin Kombëtar.

Për më shumë se 60 minuta, i vetëm në skenë, me një monolog ndjellës Kuqo, personazhi jonë është sa real aq edhe surreal.

Nga interpretimi i Zhustit kuptojmë që personazhi, komunisti Kuqo, le një testament dhe rrëfen kohën që prej fillimit të krijimit të partisë komuniste e deri në vitin 1992.

"Historia që përfshihet në komedi nis që nga 1941 që u themelua Partia Komuniste dhe deri më 1992 kur ra diktatura. Por ky kufi kohor nuk është i saktë, sepse komedia përfshin edhe ngjarje të vitit 2023. Autori, Leka Bungo duke krijuar një personazh të fandaksur si Kuqo, bën fluturime pindarike që nga 1941 deri më 2023. Është një personazh që vetëm një humor si ai i Leka Bungos mund ta krijojë”, ka shprehur aktori Viktor Zhusti. 

Nga vetë titulli vepra lë një mesazh që i drejtohet publikut. Kuqo, gjen gënjeshtra në realitet dhe kritikon mënyrën se si shkruhet historia. Ai me testamentin e tij do të vërë pikat mbi i duke dashur të japë historinë e tij.

A denoncon vepra të shkuarën a të tashmen? "Kuqo nuk denoncon por përpiqet të ngulmojë se historia e vërtetë është kjo që di ai. “Kuqo është personazh që do ta duan edhe të majtët edhe të djathtët sepse ai luan në të dyja portat. Gjysmë i fandaksur si Shvejku e gjysmë Don Kishot, veprat si kjo, thotë Zhusti me të qeshur vlerësohen pas vdekjes së autorit.

Kur veprat trajtojnë ngjarje e periudha historike, publiku pret që ose të forcohen mite ose të rrëzohen mite. Në këtë rast, mitet bien. “Kjo është esenca e shfaqjes", shton ai.

Botimi i UET PREESS/ “Testamenti” i Leka Bungos, Zhusti:

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH