Doli këto ditë në treg dhe në të gjithë libraritë e kryeqytetit libri i ri i Mero Baze, një vëllim me poezi i titulluar “Shi me baltë”. Vëllimi poetik mban shumë prej poezive të rinisë për autorin por dhe një konceptim të përbashkët për to si një elegji për dashurinë.
Botim i "UET Press" dhe nën kujdesin e Universitetit Europian të Tiranës, libri me poezi 'Shi me baltë'
promovohet nesër, në ambjentet e hotel “Tirana Internacional” nën kuruimin e poetit Ilirian ZHUPA.
Libri “Shi me baltë” përfshin krijime kryesisht të rinisë por edhe më vonë.
“Ky libër me poezi, kjo poemë elegjiake, me të katër pjesët e saj, i këndon humbjes, asaj të përgjithshmes dhe asaj vetjakes, asaj të përbotshmes dhe asaj të përveçmes, asaj të priturës dhe asaj të stisurës. Braktisjes së gjërave të shtrenjta, botës që na ikën përditë, na shket nga sytë, nga duart, nga mendja e nga shpirti si rëra…” – shkruan Ilirian Zhupa në parathënie.
Një botim që nuk duhet humbur.