Arte

RESHAT ARBANA iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në zemër, si paraqitet gjendja shëndetësore e artistit të madh

Shkruar nga Liberale

RESHAT ARBANA iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në zemër,

Aktori i mirënjohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar, Reshat Arbana i cili iu nënshtrua një operacioni të vështirë, është larguar nga ambientet e spitalit në Spitalin Universitar Nënë Tereza, në gjendje të mirë shëndetësore.

RESHAT ARBANA iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në zemër,

Ditën e djeshme ministria e Shëndetësisë njoftoi se ekipi mjekësor kreu ndërhyrjen përmes një terapie moderne të insufciencës kardiake, duke vendosur tre sonda elektrike në zemër që realizon sinkronizimin e tkurrjes së muskulit të zemrës në tërësi dhe që përmirëson funksionin e zemrës dhe cilësinë e jetës.

Mësohet se ndërhyrja delikate u realizua nga ekipi i mjekëve kardiologë dhe infermierore të Spitalit Universitar Nënë Tereza, Dr. Shk. Ormir Shurdha, Dr. Mirald Gina dhe infermiere Antuela Shkëmbi e Xhoana Xhanaku.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH