Në një botë ku arti përfaqëson trashëgiminë shpirtërore të një kombi, drejtësia për ata që e ruajnë atë mbetet një betejë e vazhdueshme.
Në këtë rast:
Një gjykatës në Missouri ka refuzuar padinë e familjes së piktorit të njohur amerikan Thomas Hart Benton ndaj Bankës UMB, të cilën ata e akuzonin për keqmenaxhim të trashëgimisë së tij artistike. Familja pretendonte se banka kishte shitur vepra të Batonit për më pak se vlera e tyre dhe kishte humbur më shumë se 100 prej tyre.
Gjykata vendosi që vetëm pesë prej tyre, skica apo studime nuk u trajtuan siç duhet, jo piktura të plota.
Si dëmshpërblim, familja mori vetëm 35,000 dollarë, ndryshe nga 85 milionë që kërkonte. Një rast i dyshimtë ishte shitja e pikturës "Persephone" për 2.5 milionë dollarë në vitin 1986, por nuk u gjetën prova për parregullsi. Banka u shpreh e kënaqur me vendimin, ndërsa avokatët e familjes po shqyrtojnë apelimin.
Ata besojnë se çështja ka ende baza të forta. Thomas Hart Benton është i njohur për pikturat që tregojnë jetën në Amerikën e Mesme dhe veprat e tij ndodhen në disa nga muzetë më të mëdhenj të SHBA-së. Ai vdiq në Kansas City më 1975. Për tani, drejtësia foli në favor të bankës por beteja mund të mos ketë përfunduar.
/Liberale.al/