Aktualitet

Lumturia kthehet në tragjedi, Siria vdes 16 minuta para se të lindte motra e saj e vogël

Shkruar nga Liberale
Lumturia kthehet në tragjedi, Siria vdes 16 minuta para se të lindte

Duhej të ishte një ditë lumturie për familjen, por një lajm i tmerrshëm ndërpreu në mes gëzimin e ardhjes në jetë të vogëlushes.

Është historia e tmerrshme e Siria Esposito, një vajze 21-vjeçare që vdiq tragjikisht të shtunën në mëngjes në rrugët e Piemonte, vetëm një çerek ore para se të lindte motra e saj e vogël.

Siria po udhëtonte me një makinë me dy djem të tjerë, kur makina rrëshqiti duke u përplasur me muret prej betoni të një ure mbi një kanal. Një goditje e dhunshme që nuk i la shpëtim të resë e cila vdiq në vend.

Bashkë me të vdiq edhe pasagjeri tjetër, një 22-vjeçar, i cili u transportua në gjendje të rëndë në spital, por fatkeqësisht nuk ia doli.

I vetmi i mbijetuar është shoferi dhe i dashuri 23-vjeçar i Sirisë, i cili është arrestuar me dyshimin për vrasje në rrugë. Djali i shtruar në spital me plagë të shkallës mesatare, në fakt u konstatua se kishte një nivel alkooli në gjak shumë më të lartë se kufiri i ligjshëm.

“Mendo mirë para se të ngasësh, boshllëku që lë vdekja e një fëmije është i pakalueshëm” janë fjalët e dhimbjes së babait të Sirisë, Romolo, i cili mori lajmin e tmerrshëm teksa priste të lindte vajza e tij e katërt.

"Siria ishte zhvendosur në Trentino për punë, por ishte kthyer në shtëpi 15 ditë më parë për të pritur lindjen e motrës së saj të vogël", tha ai për Repubblica, duke shtuar: "Ajo la një boshllëk të madhe në jetën tonë. Fati donte që të mos e njihte motrën e saj të vogël të lindur 16 minuta pas vdekjes së saj. Është një dhimbje që nuk mund të tregohet, nuk di çfarë të bëj, të them apo të mendoj. Vetëm shpresoj që ligji të bëjë detyrën e tij"./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH