Aktualitet

Lefter Alla në burg dhe i shkarkuar nga Rama, zgjidhet zëvendësuesi i tij

Shkruar nga Liberale
Lefter Alla në burg dhe i shkarkuar nga Rama, zgjidhet

Këshilli bashkiak i Bulqizës ka zgjedhur një kryetar provizor për të kryer funksionet e kryetarit, pas arrestimit të Lefter Allës dhe më pas shkarkimit nga detyra prej kryeministrit Rama.

Pasi dha dorëheqjen nga drejtimi i këshillit, Gëzim Xhafa ishte i vetmi kandidat që hyri në garë, duke marrë 11 vota nga 16 anëtarë të pranishëm, 4 kundër e 1 e pavlefshme. Pas vendimit të sotëm të këshillit bashkiak, Xhafa do të nisë detyrën pas konfirmimit të vendimit nga Prefekti i Qarkut Dibër.

Arrestimi i Allës ka pezulluar mjaft procese jeteike të këtij qarku. Kështu, prej dy javësh paraplegjikët dhe tetraplegjikët në Bulqizë nuk kanë marrë pensionin e invaliditetit sepse mungon firma e kryebashkiakut.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH