
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar fabrikën zvicerane të prodhimit të çokollatës “Läderach”.
Ai ka thënë se me çokollatën zvicerane mirëpritet secili në Kosovë, por edhe kudo tjetër.
Gjithashtu Kurti u ka bërë ftesë drejtuesve të fabrikës që të kenë parasysh hapjen e një dege të prodhimit të çokollatës edhe në Kosovë.
Për shkak të diasporës sonë të madhe, posaçërisht në vendet gjermanofolëse Zvicër, Gjermani dhe Austri dhe dërgesave të tyre prej një miliard euro në vit, konsumi vendor është në shkallë të mirë, ka thënë kryeministri.