Aktualitet

Kryemadhi te Kopshti Botanik: Rilindja po e kthen në lavatriçe të...

Shkruar nga Liberale
Kryemadhi te Kopshti Botanik: Rilindja po e kthen në lavatriçe

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, iu ka bërë thirrje të gjithë studentëve dhe ish-studentëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, që të bashkohen sipas saj, në mbrojtje të Kopshtit Botanik.

Nga Kopshti Botanik, Kryemadhi tha se shqiptarët duhet të ngrihen për të mos lejuar betonizimin e kësaj zone, siç ka ndodhur në gjithë Tiranën.

“Iu bëj thirrje gjithë studentëve të Shkencave të Natyrës dhe ish-studentëve që të na bashkohen, sepse universiteti ka nevojë për t’u bashkuar. Nuk duam që e vetmja gjë që i ka ngelur këtij fakulteti të betonizohet, siç ka ndodhur në gjithë Tiranën. Ne këtu kemi studiuar shumë bimë dhe specia e të rralla, por një specie nuk e kemi studiuar, specien e Rilindjes, që po pushton të ardhmen e shqiptarëve", tha Kryemadhi.

Më tej, ajo akuzoi qeverinë, teksa tha se po tenton të kthejë çdo institucion të arsimit në përfitim dhe lavatriçe të pastrimit të parave.

"Idiokracia e Rilindjes, që kërkon që çdo institucion të arsimit ta kthejë në përfitim dhe lavatriçe të pastrimit të parave, është një ndërhyrje dhe ndërgjegjësim i të gjithë shqiptarëve, pa dallim politik. Sot duhet të japim mbështetjen tonë për dijen, sepse vetëm kështu mund të shpëtojmë të ardhmen tonë", vijoi ajo. /Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH