
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi nga Fieri për ‘News24’ se në zgjedhjet e 25 prillit bashkë me PD dhe opozitën e bashkuar do të garojnë me dy lista të ndara.
Përmes një lidhjeje skype për rubrikën ‘Opinion’, Kryemadhi tha se nuk vuan për karrige në këto zgjedhje, ndërsa theksoi se nuk ka komplekse sa i takon faktit që nëse opozita fiton, Basha të jetë kryeministër.
Ajo tha se deri më tani nuk ka pasur asnjë post zyrtar, ndërsa shtoi se pika që bashkon opozitën e bashkuar është; largimi i Edi Ramës më 25 prilli.
"Vetëm një pikë është e pa kaluar nga LSI; Edi Rama dhe Rilindja duhet të ikë më 25 prill. Nuk ka shans që Edi Rama ta ëndërrojë që të ketë mundësi bashkëpunimi me LSI. Largim me çdo çmim të Ramës", u shpreh ajo.