Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar pas takimit me ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim. Kryemadhi tha për mediat, se ligji për financim të partive politike ka nevojë për shqyrtim.
“Është bërë emergjente ngritja e barrierave për mosdepërtimin e financimeve ruse që cënojnë sigurinë e Shqipërisë, aq më shumë në situatën ku gjendemi. mendoj që kjo është ajo që kemi ngritur me kohë. Ka më shumë se 6 vite që flas për influencën ruse në vend. Por më mirë vonë se kurrë. ka ardhur koha që dy paritë e tjera të marrin eksperiencën e LSI apo Partisë së Lirisë sot, që të gjithë donatorët t’i kenë me emër dhe mbiemër donatorët. Ligji për financimin e partive politike ka nevojë për rishikim. Duke e bërë burokratike stimulohen më shumë paratë e pista. Përgëzoj takimin me Kim dhe bashkëpunimi i gjithë partive të vijojë edhe më tutje. Ka një proces që do vazhdojë të hetohet dhe do hetohet edhe jashtë Shqipërisë. Kush e ka gëlltitur lugën e çorbë së prishur ka për të vjedhur gjithë jetën”, tha ajo për mediat.
Kujtojmë se, në takim në ambientet e KQZ-së morën pjesë edhe deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, si dhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.