Aktualitet

Kosova voton sot për qeverinë e re/ 20 parti dhe 4 koalicione në garë

Shkruar nga Liberale
Kosova voton sot për qeverinë e re/ 20 parti dhe 4 koalicione në

Ka nisur këtë të diel votimi për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Qytetarët e Kosovës kanë mundësi të votojnë  për 20 parti politike, katër koalicione, 1 067 kandidatë për deputetë dhe 1 kandidat i pavarur.

Numri i Qendrave të Votimit është 895 me 2 mijë e 547 vendvotimeve.

E para që ka çelur votimin është kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka. Ajo ka votuar në qendrën e votimit 1907E, në Fakultetin Teknik, Prishtinë, ndërsa ka  ftuar qytetarët ta plotësojnë obligimine tyre për të votuar./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH