Economicus

Komisionerja Europiane: Përgatituni për një valë pandemie në verë

Shkruar nga Liberale
Komisionerja Europiane: Përgatituni për një valë pandemie

Komisionerja Evropiane për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore, Stella Kyriakides thotë se, pas pushimeve shtetet duhet të përgatiten për valën e re të koronavirusit.

Ajo u bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së për t'u përgatitur për një valë të gjatë vjeshtës së ardhshme.

“Duke pasur parasysh përkeqësimin e mundshëm të situatës epidemiologjike, është thelbësore të ruhet vigjilenca. Gjatë muajve të verës duhet të ndërmerren veprimet e nevojshme në shëndetin publik për fazën tjetër të pandemisë në vjeshtë dhe dimër”, ka thënë Kyriakides.

Sipas saj, njerëzit në Evropë po shijojnë verën pa kufizimet, që ishin në fuqi për dy vitet e mëparshme, por përpjekjet për të luftuar pandeminë duhet të vazhdojnë. /K.A-Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH