Aktualitet

Kirill i nxit besimtarët rusë të angazhohen në luftë: Nëse vdisni, do të jeni me Zotin

Shkruar nga Liberale
Kirill i nxit besimtarët rusë të angazhohen në luftë:

“Shkoni me guxim për të kryer detyrën tuaj ushtarake. Dhe mbani mend se nëse vdisni për atdheun tuaj, do të jeni me Zotin në mbretërinë, lavdinë dhe jetën e përjetshme të tij". Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë Kirill përmes kësaj deklarate i nxit burrat e Federatës që mobilizimi i nisur nga Presidenti Vladimir Putin, duke i ftuar besimtarët që “të mos kenë frikë nga vdekja”.

Ndërkohë, vijnë kërcënime të reja nga ish-presidenti rus Medvedev që nuk përjashtojnë përdorimin e armëve bërthamore, ndërsa lideri rus Putin paralajmëron ata që protestojnë kundër mobilizimit të pjesshëm, duke kërcënuar se do të regjistrojë për në luftë këdo që del në rrugë.

Marrëdhëniet midis gjeneralëve rusë në terren dhe presidentit të tyre janë të tensionuara, aq sa Putin, sipas burimeve të CNN, po jep drejtpërdrejt urdhra për ofensivë. /Përgatiti Liberale.al/

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH