
Prokurori i Beratit, Dritan Gripshi, denoncoi në polici se është kërcënuar pranë gjykatës së qytetit.
Ka qenë prokurori Gripshi ai që ka shkuar në polici dhe ka denoncuar kërcënimin që ka marrë, sipas tij, nga shtetasi Andon Qako.
Prokurori Gripshi ka thënë se është kërcënuar për shkak të detyrës teksa dilte nga ambientet e gjykatës pas një seance gjyqësore.
Sipas tij, Qako ka ndaluar prokurorin dhe më pas e ka kërcënuar, ndërsa policia ka kërkuar menjëherë shoqërimin e autorit të dyshuar.
Qako është një person i njohur në Berat, dhe ka një shoqatë për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve.