Aktualitet

Këngëtarja rrëfen aksidentin: Më përplasën te vijat e bardha në Tiranë, theva një brinjë, por shoferin e fala

Shkruar nga Liberale
Këngëtarja rrëfen aksidentin: Më përplasën te

Këngëtarja rrëfen aksidentin në Tiranë: Më është thyer një brinjë! Duhet të qëndroj në regjim shtrati

Këngëtarja e muzikës popullore, Vjollca Haxhiu ka rrëfyer për aksidentin që i ndodhi në Tiranë teksa po kalonte vijat e bardha. Ajo tregon se ishte bashkë me mikeshën e saj, Nera Fejzullahu, bashkëshorten e Sabri Fejzullahut.

“Unë jam një shofere e mirë, faleminderit Zotit nuk kam patur aksidente me makinë, por më ndodhi sa isha në këmbë, isha në Tiranë tre ditë para xhirimeve,  isha e koncentruar në projektin, dhe isha duke ecur rrugëve në vija të bardha. Makinat ishin ndalur ndërsa vjen një motoçikletë dhe direkt e më përplas. Kam shpëtuar por ka mundur të jetë më e tmerrshme, mu ka thyer një brinjë dhe këmbën e kam pak të lënduar. Më duhet të qëndroj në regjim shtrati, shoferit ia fala, për momentin e kam një brinjë të thyer por me kohë rikuperohet vetë”, tha ajo .

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH