Aktualitet

Karçanaj: AKSHI, me ndihmën e partnerëve amarikanë, drejton Qendrën Qeveritare Operacionale të Sigurisë Kibernetike

Shkruar nga Liberale

Një Qendër Operacionale sigurie, e organizuar sipas modelit amerikan dhe me teknologji të avancuar, tashmë po operon në vendin tonë.

Prej 10 muajsh, pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit është ngritur Qendra Qeveritare Operacionale e Sigurisë e cila mbron infrastrukturat dhe sistemet qeveritare nga çdo sulm kibernetik.

Lajmi u bë i ditur nga Drejtoresha e AKSHI-it, Linda Karçanaj e cila zbuloi se Qendra u ngrit në bashkëpunim me aleatët amerikanë.

“Një qendër moderne, një grup ekspertësh shqiptarë e të huaj si dhe bashkëpunimi me aleatët amerikanë mbrojnë infrastrukturat dhe sistemet qeveritare nga çdo sulm kibernetik. Prej 10 muajsh, AKSHI ka ngritur Qendrën Qeveritare Operacionale të Sigurisë e cila ruan në kohë reale hapësirën digjitale. E organizuar sipas modelit amerikan dhe me teknologjinë më të mirë, Qendra Qeveritare Operacionale e Sigurisë ka parandaluar me sukses çdo tentativë keqdashëse duke garantuar siguri të plotë”, tha Karçanaj.

Pas sulmit të fortë kibernetik nga Irani vitin e kaluar, AKSHI në bashkëpunim me partnerët amerikanë, i është përgjigjur përmes ngritjes së kësaj qendre operacionale e cila ka ndalur çdo tentativë të mundshme sulmi. Karçanaj bën me dije se nga pas gjendet një ekip i plotë ekspertësh që përmes teknologjisë më të mirë gatantojnë siguri nga sulmet keqdashëse.

“Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për sigurinë kibernetike, ku secili duhet t’i kushtojë vëmendje rrezikut nga sulmet.

Me partnerët amerikanë, AKSHI po garanton një mjedis të sigurt digjital duke i mundësuar institucioneve jo vetëm siguri, por edhe shanse për t’u zhvilluar si një ekonomi e fortë. Mirënjohje vajzave dhe djemve profesionistë të ekipit, heronjve të heshtur në frontin e sigurisë kibernetike që mundësojnë ruajtjen e vendit tonë”, tha Karçanaj e cila publikoi edhe foto nga puna e përditshme e Qendrës Operacionale të Sigurisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH