
Një 32-vjeçare e shpallur në kërkim është arrestuar. Sipas policisë shtetesja me inicailet E.B., akuzohet se ka mashtruar dy persona, duke u shitur bileta të falsifikuara të një agjencie turistike.
Njoftimi i policisë:
Nje 32-vjecare ka rene ne prangat e policise, pasi ishte shpallur ne kerkim per mashtrim. Burime zyrtare nga policia e Durresit thane se shtetesja me inicailet E.B., akuzohet se ka mashtruar dy persona, duke u shitur bileta të falsifikuara të një agjencie turistike.
“Kapet dhe ndalohet një shtetase e shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, Specialistët Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore Durrës pas informacioneve te siguruara në rrugë operative, në lagjen nr 6 në Durrës bënë të mundur ndalimin e shtetases E.B., 32 vjeçe, banuese në Durrës, e shpallur në kërkim e dyshuar për veprën penale të mashtrimit. Kjo shtetase ka mashtruar dy shtetas duke ju shitur bileta të falsifikuara të një agjencie turistike
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet ne njoftimin e policise. /Gazeta Liberale