1

Kadare: Të mos vuajmë nga kompleksi se jemi një komb çapaçulësh

               Publikuar në : 15:22 - 13/04/21 liberale

Shkrimtari Ismail Kadare në një intervistë për “News24” pas takimit me të rinjtë në Vlorë, i ka dhënë një mesazh shqiptarëve, 2 javë para zgjedhjeve. Duke qëndruar mbi palët dhe pa u përfshirë politikisht, Kadare, ka kërkuar që secili të respektojë ndërgjegjen e vet.

“Unë do të doja që shqiptarët ta respektojnë kombin shqiptar e te mos vuajne nga komplekset që është një komb çapaçulësh. Shqiptarët po te duan ta respektojne veten e tyre, ndergjegjen e tyre, token e tyre, kombin e tyre, te respektojne te gjitha ato shenja qe ky komb ka qenë i aftë, përpara botës.

Ndërsa ka folur për jetën nën shtrëngim, ai u ndal edhe te liria, si pergjegjësi e autorit.

“Liria është po kaq bezdisëse ndonjëherë sa edhe robëria. Dhe e vë në provë shkrimtarin. Shkrimtarët e mëdhenj janë ata që nuk abuzojnë kurrë me lirinë e tyre dhe aty dallohen nga shkrimtarët e vegjël ose konformoistë që bien pre e lirisë dhe i përulen asaj.”

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back