Aktualitet

Infektohet me Covid infermieri tek Spitali i Traumës

Shkruar nga Liberale
Infektohet me Covid infermieri tek Spitali i Traumës

Bluzat e bardha vazhdojnë të preken nga Covid-19. Sipas burimeve të abcnews, një infermier në spitalin e Traumës ka rezultuar pozitiv.

Infektimi i këtij të fundit ka krijuar shqetësim tek stafi dhe kanë kërkuar kryerjen e tamponëve.

Ndërkaq, situata është e rëndë në ambientet spitalore në QSUT, ku në disa pavione ka një numër të madh stafi mjekësor, të cilët janë infektuar.

Në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 2 viktima dhe 45 raste të reja.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH