Aktualitet

I vihet tritoli lokalit në Tiranë, dyshimet e para

Shkruar nga Liberale
I vihet tritoli lokalit në Tiranë, dyshimet e para

Një shpërthim me tritol raportohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën “Sali Butka”, Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake të Policisë, ngjarja rreth orës 05:00 në rrugën “Sali Butka”, në ambientet e jashtme të një lokali, i cili i përket shtetasit A. Xh., 40 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Tiranë/Informacion paraprak: 

Më datë 28.11.2023, rreth orës 05:00, është marrë njoftim se në rrugën “Sali Butka”, në ambientet e jashtme të një lokali në përdorim nga shtetasi A. Xh., 40 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH