Nga Simon Tisdall
Avancimi i tankeve Panzer dhe divizioneve ushtarake dikur simbolizonin ambiciet gjermane për të dominuar Evropën. Tetëdhjetë vjet më vonë, pozicioni është përmbysur plotësisht. Blitzkrieg(lufta Rrufe) është zëvendësuar me snooze-krieg(lufta në gjumë) pasi kandidatët kryesorë për të pasuar Angela Merkel në zgjedhjet e para federale të sigurisë këtë muaj, kërkojnë të përjetësojnë hezitimin e rrënjosur të Gjermanisë së sotme për të udhëhequr Evropën në skenën globale.
Ndërsa bota digjet, Gjermania bie. Pavarësisht nëse sfida është një krizë klimatike e përshpejtuar, shkatërrimi i unitetit të BE -së, autoritarizmi abuziv i Kinës, një ombrellë e kolapsit të sigurisë amerikane ose keqdashja ruse e pafundme, vendi më i fuqishëm i Evropës shpesh nuk arrin të marrë një qëndrim. Franca e Emmanuel Macron godet por rastësisht. Britania e Boris Johnson pretendon, në mënyrë deluzionale, të "godasë përtej forcës së saj". Berlini, në të kundërt, lufton me ndroje.
Mbretërimi 16-vjeçar i Merkelit në përgjithësi konsiderohet të ketë qenë i mirë brenda Gjermanisë. Votuesit janë të trishtuar kur shohin Merkel duke u larguar dhe kjo keqardhje ndahet dhe përtej kufijve gjermanë. Udhëheqësja e parë femër e Gjermanisë shihet si një figurë e aftë, qetësuese, e besueshme, e cila shmangu dramatizimet emocionale dhe gafat e politikanëve meshkuj. Reagimi i saj me guxim ndaj krizës së refugjatëve sirianë dhe trajtimi personal i “binjakëve të tmerrshëm”, shovinistët Ogres (përbindësha mitologjik që hanin njerëz) Donald Trump dhe Vladimir Putin, admirohet gjerësisht nga të gjithë.
Megjithatë, jetëgjatësia në qeverisje nuk duhet ngatërruar me arritjet. As menaxhimi i mirë nuk është zëvendësues i të menduarit strategjik. Helmut Schmidt, Kancelari i ndjerë i Gjermanisë Perëndimore, tha në mënyrë të paharrueshme: "Kushdo që ka vizione duhet të shkojë te mjeku". Gjermanët, thuhet se kanë një frikë të justifikuar historikisht nga udhëheqësit karizmatikë. Askush nuk e akuzoi kurrë Merkelin se ishte një vizionare ose përhapte karizmën e saj. Në vend të kësaj, hezitimi i saj për të qënë në tablonë e madhe ka prodhuar problem krejt të kundërt.
Përgjigja e Merkel ndaj krizës europiane të borxhit sovran të vitit 2009 është një shembull në këtë pikë. Admiruesit thonë se ajo e shpëtoi Eurozonën duke mbështetur paketat e shpëtimit për anëtarët e saj më të goditur. Kritikët thonë se nga shpëtimi dritëshkurtër përfituan kryesisht bankat gjermane. Masat e ashpra të kursimit u vendosën ndaj Greqisë dhe vendeve më të varfra, duke zgjeruar ndarjen veri-jug të BE-së. Kjo trashëgimi e saj vazhdon të nxisë lëvizjet euroskeptike, nacionaliste-populiste të së djathtës ekstreme.
Merkel akuzohet se i ka dhënë përparësi interesave ekonomik dhe interesave të biznesit gjerman mbi solidaritetin, vlerat demokratike dhe të të drejtave të njeriut të BE-së, një qasje e quajtur me gjysmë shaka si "Merkantilizëm". Thjesht konsiderojeni tani aleancën parlamentare europiane të pezulluar me Viktor Orban, udhëheqësin e Hungarisë në BE që shkel ligjin, dhunon homoseksualët, autoritar. Për shembull, pretendohet se ai mbështeti zgjedhjen e Merkelit si Presidente të Komisionit Evropian, të trishtuarës së paaftë Ursula von der Leyen, në këmbim të mbrojtjes politike.
“Aleanca e Merkelit me Orbanin nuk kishte të bënte vetëm me politikën partiake; ishte në mënyrë karakteristike Merkantiliste, ”pohojnë analistët Matthias Matthijs dhe R Daniel Kelemen. "Hungaria është një qendër e madhe, me rroga të ulëta, pranë bregut për shumëkombëshet gjermane ... Merkel e kuptoi se si marrëdhëniet e mira me regjimin e Orbanit u shërbenin interesave tregtare gjermane dhe përdori ndikimin e saj të madh për ta mbrojtur atë nga kritikat e BE-së."
Merkel sulmohet në mënyrë të ngjashme për vendosjen e fitimeve me Kinën përpara parimeve njerëzore, ngacmimet globale si dhe abuzimet e Kinës me të drejtat e njeriut, gjërat të cilat nuk kanë penguar rritjen e madhe të eksportit gjerman. Rusia është një pikë tjetër e dhimbshme. Ukraina dhe shtetet e Europës Lindore kundërshtojnë fuqishëm mbështetjen e saj për tubacionin e gazit Baltik Nord Stream 2. SHBA ka frikë se projekti Pet i Putinit do të rrisë varësinë e Europës nga energjia, por paralajmërimet nuk po merren parasysh.
Marrëdhëniet miqësore të Merkelit me diktaturat dhe autokratët, të justifikuara si promovimi i angazhimit dhe ndikimit paqësor, kanë prodhuar pak përfitime politike, duke minuar parimet europiane. Përpjekjet e saj për të kthyer aneksimin ilegal të Krimesë nga Rusia nuk patën asnjë rezultat. Protestat e saj të kujdesshme mbi goditjet në Hong Kong dhe Bjellorusi dhe helmimi i kritikut më të njohur të Putinit, Alexei Navalny, kishin pak efekt praktik.
Nën udhëheqjen e Merkelit, Gjermania ka penguar zhvillimin e një aftësie të besueshme, të pavarur të mbrojtjes dhe aftësive të sigurisë europiane, më shumë nga frustrimi i Macron dhe ndoshta, për kënaqësinë e Rusisë, Kinës dhe SHBA. Dhe siç vëren udhëheqësja e të Gjelbërve, Annalena Baerbock, të dhënat e saj për një çështje tjetër të madhe - krizën klimatike - gjithashtu nuk janë aspak frymëzuese.
Duke hequr dorë me shpejtësi nga fuqia bërthamore pas aksidentit në Fukushima të Japonisë, Merkel e la Gjermaninë më të varur nga qymyri dhe gazi i importuar. Një shtytje drejt burimeve të rinovueshme është ngadalësuar që atëherë. Përmbytjet katastrofike të korrikut në rajonet perëndimore të Gjermanisë ngritën rreziqet. Kancelarja tani pranon se Gjermania duhet të bëjë shumë më tepër për të zvogëluar emetimet e karbonit. Por ky projekt nuk do të realizohet nga ajo.
Dështimi i Merkel për të udhëhequr në mënyrë shembullore në disa nga sfidat kryesore me të cilat përballet Europa, duke u mbështetur në autoritetin e dhënë nga qëndrimi dhe përvoja e saj e gjatë, është zhgënjimi më i madh i kohës së saj si Kancelare. Edhe "Ne mund ta bëjmë këtë!" Momenti gjatë krizës së refugjatëve në 2015 nuk mund të maskojë dështimin e mëvonshëm për të vazhduar një pakt të gjerë azili me BE-në. Për të qënë të drejtë, Merkel, ndryshe nga të tjerët, u përpoq duke dhënë më të mirën.
Ndoshta ajo është fajtore për pragmatizëm të tepruar. Ndoshta ajo shqetësohet shumë për fantazmat e vjetra. Ose ndoshta ky hezitim për të ofruar një epërsi të fortë në Europë reflekton një preferencë aktive, e mbështetur nga gjermanët në përgjithësi, për një jetë të qetë në një botë të zhurmshme e cila është duke shkuar drejt shkatërrimit rreth e rrotull tyre. Disa mund ta quajnë këtë të arsyeshme, të tjerët budallik dhe egoizëm - duke patur parasysh që prosperiteti i Gjermanisë është në qendër të stabilitetit.
Sido që të jetë e vërteta, pasardhësit më të mundshëm të Merkelit, Armin Laschet ose Olaf Scholz, nuk tregojnë asnjë shenjë të ndryshimit të qendrueshmërisë të kësaj politike edhe pse ajo po ikën, duke patur kujdes nga ngatërresat e huaja sipas parimeve të shkollës politike Merkel. Të dy burrat janë cilësuar si "kandidatë të vazhdueshmërisë". Për çështjet e mëdha globale, të dy po bëjnë më të mirën e tyre për të tingëlluar dhe t’u dukur si Merkel - megjithëse "Mutti" (mamaja në gjermanisht) i vesh pantallonat shumë herë më mirë se ata.
Kush do të flasë për Evropën në një botë të rrënuar nga konflikti, populizmi, Pandemia dhe varfëria? Sigurisht që nuk është një burokraci e paefektshme e Brukselit. Britania është futur nën një autobus gjeopolitik. Francës i mungon forca. Dhe Gjermania nën performancën strategjike është duke fjetur në timon. Përgjigja duhet të jetë e qartë.
Nëse Berlini nuk zgjohet dhe ashtu si Rapunzel, i lëshon flokët, armiqtë rrethues të demokracisë do të vazhdojnë të lulëzojnë./ The Guardian