Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina është gati të ndërmarrë hapa të shpejtë për të arritur paqe të vërtetë.
Në një postim në rrjetin “X”, ai tregoi se ka folur në telefon së bashku me presidentin francez Macron, kancelarin gjerman Merz dhe kryeministrat e Britanisë dhe Polonisë, me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
Gjatë bisedës, udhëheqësit diskutuan për takimin në Turqi mes Ukrainës dhe Rusisë. Zelensky theksoi se nëse Rusia nuk pranon një armëpushim pa kushte, atëherë duhet të vendosen sanksione më të forta ndaj saj.
Ai falënderoi të gjithë ata që po ndihmojnë Ukrainën dhe tha se presioni ndaj Rusisë duhet të vazhdojë derisa lufta të përfundojë.