Aktualitet

Homazhe në nderim të Uran Kostrecit/ Basha: Humbëm një kolos

Shkruar nga Liberale
Homazhe në nderim të Uran Kostrecit/ Basha: Humbëm një kolos

Kreu i PD, Lulzim Basha ka marrë sot pjesë në homazhet e zhvilluara në nderim të Uran Kostrecit, poetit që ndërroi jetë një ditë më parë.

Në një mesazh për mediat, Basha e konsideroi Kostrecin një kolos të qëndresës kundër diktaturës komuniste.

“Ndahemi nga një njeri me vlera të jashtëzakonshme me një dhimbje të dyfishtë, me vetëdijen që kemi humbur një kolos të qëndresës kundër diktaturës komuniste. Një njeri që diti ti përgjigjet dhimbjes, torturave dhe dramave me pastërtinë e shpirtit të tij, me një zemër të madhe që nuk u ngushtua kurrë as në vitet e gjata të burgjeve të komunizmit, as pas daljes prej tyre, por përkundrazi prodhoi veprat më të mëdha e më të thella, dëshmi të dhimbjes së jashtëzakonshme të një populli të tërë. Shumica e atyre që e kanë njohur nga afër Uran Kostrecin, por edhe atyre që e kanë njohur përmes penës ndjejnë një zbrazëti në shpirt, dhe i lutem zotit të marrësh prehjen e merituar në paqen e përhershme”, tha Basha.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH