Aktualitet

Historia e shtëpive publike në vendin tonë, debati: A duhen hapur sërish ato?

Shkruar nga Liberale
Historia e shtëpive publike në vendin tonë, debati: A duhen hapur

Disa vende i kanë të ligjshme shtëpitë publike, disa të tjera jo. Vendi ynë dikur i ka pasur të ligjshme, por u hoqën me ardhjen e regjimit komunist. Nga vendet tona fqinj, për shembull Greqia i ka të ligjshme shtëpitë publike. 30 vite pas rënies së regjimit, ka munguar ose nuk është zhvilluar siç duhet debati nëse duhen lejuar ose jo shtëpitë publike, të cilat të gjithë e dinë, se kur nuk njihen ligjërisht funksionojnë në çdo shoqëri, në atë që njihen ndryshe si "në të zezë".

Teuta Borova: Seksi është i shëndetshëm, shtëpitë publike duhen lejuar

Teuta Borova ka theksuar se në Shqipëri duhet të hapen shtëpitë publike, pasi sipas saj shumë djem në një periudhë të caktuar nuk kanë mundësi të kenë një partnere.

Teuta Borova është një udhëtare profesioniste që ka njohur vende, kultura dhe eksperienca të ndryshme.

Borova thotë se në Shqipëri duhet të hapen shtëpitë publike, pasi sipas saj shumë djem në një periudhë të caktuar nuk kanë mundësi të kenë një partnere.

“Jo rastësisht në vendet e zhvilluara janë krijuar shtëpitë publike. Ke shumë djem që nuk janë atraktivë dhe në një periudhë të caktuar nuk ka mundësi të ketë  një partnere. Të mos bërit seks të bën më të dhunuar, më të acaruar. Prandaj duhen hapur shtëpitë publike. Seksi është i shëndetshëm”- tha për emisionin “Good Morning Albanians”, në Euronews Albamia. Ajo theksoi se seksi është i shëndetshëm pasi të mos bërit seks të bën më të dhunuar e më të acaruar.

Teuta Borova thotë se në vendet e zhvilluara njerëzit nuk flenë me telefon tek koka. Ajo shton se të fjeturit me celular tek koka e cenon marrëdhënien intime. “Ne flemë me telefon tek koka, vendet e zhvilluara nuk e bëjnë një gjë të tillë. Ne nuk flemë dot po nuk e patëm telefoni tek koka. Kjo e cenon dhe marrëdhënien intime”- theksoi Teuta Borova.

Historia e shtëpive publike në vendin tonë, sipas mjekut radiolog, Spiro Mëhilli

Lidhur me këtë çështje, teksa ka rrëfyer për Tiranën në vitet 1920-1944, më herët mjeku radiolog, Spiro Mëhilli, ka  prekur këtë temë. “Shtëpia e parë publike është hapur në një fshat në jug të Shqipërisë në vitin 1912, ndërsa në Tiranë në vitin 1922, kur doli dhe vendimi i qeverisë që e lejonte një aktivitet të tillë”, tha Mëhilli.

Sipas tij, shtysa e marrjes së një vendimi për hapjen e shtëpive të tilla ishte frika nga sëmundjet ngjitëse. “Qeveria e konsideronte sifilizin një sëmundje të rrezikshme për rininë, ndaj dhe u vendos që gratë që kryenin këtë aktivitet, pavarësisht se kush ishin dhe nga vinin, të mblidheshin në një vend të posaçëm”, rrëfeu Mëhilli.

Ai më pas bëri një hartë të këtij aktiviteti, teksa tregoi se, shtëpia e parë publike në Tiranë ka qenë te tabakania, aty ku është Ura e Tabakëve.  Ngjitur ka qene edhe policia dhe institucione të tjera shtetërore. Madje u bë çështje e kohës, pasi shumë prej femrave rrinin nëpër dritare, duke u bërë problem për nëpunësit e kohës. Tjetra u hap në rrugën “Mine Peza”, që njihet si hotel “Kruja”.

Kishte rregulla me bileta dhe dhoma të veçanta. Tjetra ishte “Lejla” në rrugën e Brrakës. Ajo ishte më e zhvilluar se dy të tjerat, pasi meshkujt zgjidhnin përmes fotove. Edhe në rrugën “Kont Uran” u hap “Casino Ferrara”, në vitin 1937. Edhe në fund të rrugës së Dibrës kishte një shtëpi publike që njihej si “shtëpia e të pasurve”. Kishte  dhe të Varri i Bamit dhe te vila ngjitur me atë që ka qenë ish godina e “Zëri të popullit”.

“Përveç shtëpive publike, kishte dhe lokale që njiheshin si ‘kabare’ ku meshkujt shkonin dhe porosisnin femrat, si në rastin e ‘Kafe Zorra’. Por këto shtëpi kishin mjekë dermatologë që kontrollonin punonjëset e seksit ose ‘gratë e përgjithshme’, siç cilësoheshin në gjuhën zyrtare të kohës.  Madje u sollën edhe prezervativët e parë që njiheshin si ‘kapota’ nga më të mëdhenjtë”, u shpreh në një rrëfim më herët në një rrëfim për ABC, Mëhilli.

Ai ka rrëfyer edhe një detaj të veçantë lidhur me disa nga femrat që punonin aty, në ato shtëpi. “Ka një të veçantë, që ato gratë në atë kohë, prostitucionin e quanin zanat. Dhe, ka shumë raste, që janë martuar përmes dashurisë dhe pas martesës ato gra kanë jetuar në qetësi në çift. Madje edhe është përshkruar besnikëria e një prostitute”.

Sipas Mëhillit, shoqëria nuk duhet të anashkalojë nevojën për një debat të tillë, duke u shprehur pro hapjes së shtëpive publike.

“Edhe sot, ne nuk mund ta mohojmë faktin se ka hotele që përdoren për këtë aktivitet. Kështu që unë mendoj se, ashtu si në shumë shtete, edhe te ne mund të hapet sërish shtëpia publike. Mund të vijnë vajza të huaja, mund të jenë edhe vajza shqiptare. Edhe pse është e vështirë, mendoj se duhet hapur një dritare, pasi duhen kontrolluar nga sëmundjet këto ‘gra të përgjithshme”.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH