Aktualitet

Gjendje skandaloze e rrugës në njësinë Zall Bastar/ Braimllari denoncon Veliajn: E ka kthyer Bashkinë e Tiranës në një institucion fasadë

Shkruar nga Liberale
Gjendje skandaloze e rrugës në njësinë Zall Bastar/

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari ka denoncuar gjendjen skandaloze në të cilën ndodhet rruga në njësinë Zall Bastar në Mnerin e Sipërm.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Braimllari akuzon Erion Veliajn se e ka kthyer Bashkinë e Tiranës në një institucion fasadë dhe thekson se në fokus ka vetëm propagandën, hajdutërinë dhe gjobat ndaj qytetarëve.

Reagimi i plotë nga Braimllari:

Erion Veliaj e ka kthyer Bashkinë e Tiranës në një institucion fasadë.

Realiteti është krejt ndryshe.

Kjo është gjendja e rrugës në njësinë Zall Bastar në Mnerin e Sipërm ku banorët në mënyrë vullnetare me të ardhurat e tyre kryejnë shërbimet publike sepse bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj nuk i ka në fokus.

Fokusi i kryetarit në ikje të Bashkisë së Tiranës është propaganda, hajdutëria dhe gjobat ndaj qytetarëve.

Prandaj në 14 maj të bëhemi të gjithë bashkë për t’ja rikthyer Bashkinë e Tiranës qytetarëve.

Votoni në 14 maj koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’, për ndryshimin me çdo çmim! #ndryshimmecdocmim”, shkruan Braimllari teksa poston foton me poshte.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH