Një person është gjendur i vdekur ditën e sotme në shtarin e lumit Vjosa.
Bëhet me dije nga burime të policisë se personi i moshës 65-vjeç i identifikuar me iniciale N.K ishte shpallur në kërkim pas denoncimit nga ana e familjarëve se ishte zhdukur nga banesa.
Informacion paraprak
Rreth orës 15:00, në shtratin e lumit Vjosa, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i mbytur shtetasi N. K., rreth 65 vjeç, banues në Përmet.
Ditën e sotme, bashkëshortja e shtetasit N. K. ka bërë njoftim se ky shtetas ishte larguar mbrëmjen e djeshme nga banesa.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.