
Në Tiranë, qarqet politike iu kthyen polemikave për reformën zgjedhore. Presidenti Meta i kërkoi një Opinion Urgjent Komisionit të Venecias për ndryshimet që parlamenti i bëri Kodit Zgjedhor.
Komisioneri Europian për Zgjerimin Varheli, bëri thirrje që parlamenti të presë këshillat e Komisionit të Venecias para se të rivotojë Kodin Zgjedhor. Por kryeministri tha se Kuvendi do të rrëzojë dekretin e Presidentit.
“Parlamenti do të ri shprehet pa humbur asnjë ditë”, -tha ai.
Këto dhe shumë të tjera do t'i gjeni në Gazetën Liberale. /Gazeta Liberale