Aktualitet

Foto/ Vendimi i KPK, momente tensioni për shkarkimin e prokurorit

Shkruar nga Liberale
Foto/ Vendimi i KPK, momente tensioni për shkarkimin e prokurorit

Seanca e sotme në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ku u mësua vendimi për shkarkimin nga detyra të prokurorit Ervin Karanxha, është shoqëruar me tensione.

Vendimi i dhënë nga trupa e gjyqtarëve ka shkaktuar debate dhe avokatët e prokurorit janë nxjerrë jashtë nga efektivët e Gardës së Republikës.

Trupa gjykuese përbëhej nga Etleda Çiftja, Valbona Sanxhaktari dhe Pamela Qirko.

Ndërkohë, sot prokurori dhe avokatët e tij janë paraqitur në seancë, për të cilën pretendonin se do të ishte dëgjimore dhe jo për shpalljen e vendimit nga KPK.

Ervin Karanxha ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe u emërua prokuror në Prokurorinë e Tiranës, ku ushtronte funksionin prej gati dy dekadash.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1206688,1206689,1206690,1206691,1206692,1206693"]

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH