Aktualitet

Foto/ Kush është i riu që humbi jetën në llixhat e Elbasanit, detaje të reja nga ngjarja

Shkruar nga Liberale

Alban Pashollari, 34-vjeç humbi jetën në ujërat termale të llixhave të Elbasanit. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë mbrëmjes të së enjtes, ndërkohë që ai u gjet pranë një rezervuari të mbushur me ujë termal në gjendje të rëndë shëndetësore. I riu, banues në Tiranë, ka humbur jetën gjatë transportimit me autoambulancë për në spital.

Sipas dëshmive i riu ishte futur për të barë banja në ujërat termale pa bërë kontrollin paraprak mjekësor dhe e ka hapur vetë rubinetin e vaskave për t’i mbushur ato me uji termal.

I ndjeri ka qenë i shoqëruar nga një shok i tij, i cili ka konstatuar se 34 vjeçari, ndërsa po bënte banja ka humbur ndjenjat dhe ka dhënë alarmin për gjithçka kishte ndodhur.

Ndërkohë gjatë dëshmisë së tyre pronarët e hotelit ku ishte akomoduar 34 vjeçari nga Yzberishti , kanë deklaruar se dy të rinjtë kishin hyrë pa leje në vaska pasi ato sipas rregullave të përcaktuara mbyllen në orën 19:00 zakonisht dhe nuk lejohet futja në vaska pas këtij orari.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH