Sport

FOTO/ E detyruan të braktiste Botërorin e Katarit, kush janë 3 shqiptarët që vodhën shtëpinë luksoze të yllit britanik

Shkruar nga Liberale

Autoritet në Britaninë e Madhe janë vënë në kërkim të tre shqiptarëve të cilët dyshohet se kanë kryes një sërë grabitjesh, përfshirë edhe atë prej 300 mijë paundësh, në shtëpinë e futbollistit të njohur Raheem Sterling.

Grabitja e yllit të futbollit britanik ndodhi, teksa ai ishte pjesë e finaleve të Kupës së Botës.

Alfred Isufi, 48 vjeç; Gerard Kalaja, 22 vjeç dhe Henri Osmani, 44 vjeç, shtetas shqiptarë po kërkohen për t’u marrë në pyetje lidhur me 33 vjedhje, duke përfshirë edhe vjedhjen brenda në shtëpinë e sulmuesit anglez.

[caption id="attachment_1385350" align="aligncenter" width="589"] Henri Osmani[/caption]

Shtëpia 7 milionë paundëshe e yllit të Premier Ligës në Oxshott, Surrey dyshohet se u grabit ndërsa Sterling luante për Kombëtaren angleze në Katar.

[caption id="attachment_1385351" align="aligncenter" width="589"] Gerard Kalaja[/caption]

Pas ngjarjes, Sterling u detyrua të kthehej nga Kupa e Botës për të qenë me familjen e tij.

[caption id="attachment_1385349" align="aligncenter" width="583"] Alfred Isufi[/caption]

Media britanike The Sun shkruan se të tre personat e kërkuar nuk besohet se janë larguar nga MB.

Në shtëpinë  e futbollistit dyshohet se janë marrë sende dhe bizhuteri me vlerë 300,000 £.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH