Aktualitet

Forcat Speciale futen në Manastir. Përgjaket veriu i Kosovës, Osmani mesazh policëve: Terroristët s’na zmbrapsin, vetëm na forcojnë

Shkruar nga Liberale
Forcat Speciale futen në Manastir. Përgjaket veriu i Kosovës,

Njësia Speciale ka hyrë brenda në Manastirin e Banjskës, ku është ngujuar grupi kriminal i armatosur në komunën e Zveçanit. Raportohet për tre të vrarë dhe katër të arrestuar zyrtarsiht deri tani nga grupi i armatosur që sulmoi policinë e Kosovës. Por burime jozyrtare flasin për 8 të vrarë nga grupi terrorist.

Ka mundësi që aksioni të përfundojë brenda pasdites.

Luftimet po zhvillohen pasi në orët e hershme të mëngjesit, një grup i organizuar dhe i armatosur ka hapur zjarr ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ku si pasojë një polic ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Sakaq edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës.

Osmani shkruan se terroristët serbë nuk e zmbrapsin Kosovën, vetëm forcojnë vendosmërinë e tyre në misionin fisnik.“Në misionin fisnik, në mbrojtje të integritetit e sovranitetit të Republikës së Kosovës, jemi të gjithë në krah të Policisë së Kosovës.Të gjithë bashkë me një mesazh:Terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë!Faleminderit heronjve tanë në uniformë!Kosova është e përjetshme”- shkruan Osmani.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH